Në frontin Dashinoc-Lumbardh-Pozhar u vra Jeton Dedushaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Lindi në fshatin Vuthaj në Mal të Zi, më 1975. Gjatë viteve 1997–1998 ishte një ndër organizatorët e protestave në lagjen “Kristal”, në Pejë. Që nga 5 qershori 1998 iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Dukagjinit, ku mori pjesë në betejat e zhvilluara në Loxhë, Prilep, Gllogjan, Vrellë, Pozhar, Lumbardh etj. Ishte luftëtar i Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Dukagjinit. Ra dëshmor në njërën ndër betejat më të rrepta që zhvilloi UshtriA Çlirimtare e Kosovës në vijën e parë të frontit Dashinoc-Lumbardh-Pozhar. (Në fotografi: Jeton Dedushaj)
Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 297.
Fotografia: Arben Hoxha
Përpunim grafik: AHCF




