Profeti Muhamed

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Profeti Muhamed. Lindi në Mekë të Arabisë, më 571. Familja Hashimite, së cilës i përkiste, ishte një degë e fisit fisnik e të fuqishëm Kurejsh. Babai i tij, Abdullahu, ishte një tregtar dhe vdiq përpara se ai të lindte. Nëna Emine, jetoi derisa ai u bë gjashtë vjeç. Muhamedi u mor nën mbikëqyrje së pari nga gjyshi Abdumuttalib për dy vjet dhe, më vonë, sipas amanetit të gjyshit, nga xhaxhai Ebu Talibi. Kur ai u bë 13 vjeç, filloi të punonte duke e ndihmuar xhaxhanë e tij në tregti. Ai u mor me tregti për shumë vite dhe u bë i njohur për ndershmërinë dhe virtytet e tij. Kur ishte 20 vjeç, hyri në një “institucion” të quajtur “Hilful Fudl” (bashkimi i të virtytshmëve), i ngritur nga disa banorë të Mekës për të luftuar hajdutët, plaçkitësit, kaçakët, shtypjen dhe padrejtësinë. Kur u bë 25 vjeç, u martua me Hatixhen. Ajo ishte 40 vjeç në atë kohë dhe në propozimin e saj për martesë, në radhë të parë ndikoi reputacioni i tij si “Emin” (i besueshmi, i ndershmi). Kur ishte 35 vjeç, ai luajti rolin e gjyqtarit në Qabe (xhami). Kur Profeti vajti afër të dyzetave, filloi të izolohej nga bota dhe nisi të dilte jashtë qytetit për meditim dhe adhurim. Kur mbushi 40 vjeç, në vitin 610, gjatë muajit të Ramazanitiu shfaq krye-engjëlli Xhebrail (Gabriel) dhe me këtë akt filloi shpallja e Kuranit. Islami u përhap gjithandej në të gjithë rajonin, duke filluar që nga rajoni i Hixhazit dhe duke u shtrirë përmes Gadishullit Arabik. Në vitin 623, gjatë pelegrinazhit në xhaminë e Mekës, Profeti foli përpara më tepër se njëqind mijë myslimanëve. E njohur si Predikimit të Lamtumirës, ky ligjërim qe një përmbledhje e ideve të Islamit dhe prezantoi parime të përkryera në fushën e të drejtave të njeriut. Periudha në të cilën jetoi Profeti njihet si “Shekulli i lumtur dhe epoka e bekuar”. Gjatë kësaj “Epoke të bekuar”, ndjekësit e Profetit u quajtën sahabe. Ky brez ishte i përbërë nga njerëz të cilët ishin të palëkundur në besimin e tyre, të mençur, të sjellshëm, mjaft të aftë, punëtorë, të durueshëm dhe të shkathët, ndaj ata u bënë shembull për brezat e ardhshëm. (Në fotografi: Emri i Profetit Muhamed në gjuhën arabe.)

Teksti: https://kryegjyshataboterorebektashiane.org/

Fotografia: © https://islam.fandom.com/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img