Impresum

info@albanianheritage.al

18.5 C
Tirana
E hënë, 4 Maj, 2026

Robert Elsie

Lexo ngjarje:

Në Vankuver (Kanada) lindi Robert Elsie, albanolog, përkthyes e shkrimtar. Studimet për gjuhësi dhe filologji klasike i kreu në Universitetin e Kolumbisë Britanike dhe studimet pasuniversitare i vazhdoi në Berlin, në Paris, në Dublin dhe Bon, ku mbrojti doktoratën për gjuhësi krahasimtare dhe keltologji (1978). U specializua për albanologji. Botoi një libër për historinë e letërsisë shqiptare (1995), fjalorin historik të Shqipërisë (2004) dhe të Kosovës (2004) në anglisht, fjalorin e religjionit, të mitologjisë dhe të folklorit shqiptar (2001) në anglisht dhe gjermanisht. Në bashkëpunim me Janice Mathie-Heck ka përkthyer “Lahutën e Malcis” të Fishtës në anglisht, më 2005, ndërsa ka botuar në gjermanisht Kanunin e Lekë Dukagjinit. Më 1997 botoi antologjinë me shkrime për Kosovën “Kosova: Në zemër të fuçisë së barotit” (Kosovo: In the Heart of the Powder Keg), dhe më pas përmbledhjen “Stuhi në horizont: Rrënjët e spastrimit etnik në Kosovë dhe Maqedoni, dokumente të fillimit të shekullit të njëzetë” (Gathering Clouds: The Roots of Ethnic Cleansing in Kosovo and Macedonia, Early Twentieth Century Documents). Në fushën e fotografisë, më 2007-n botoi dy albume të mëdha. Kontributi i Elsit për promovimin ndërkombëtar të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare ka marrë dimension modern, përmes faqeve të tij të internetit, ku, përveç teksteve dhe dokumenteve të historisë shqiptare, gjenden regjistrime zanore të më shumë se 150 të folmeve të shqipes dhe zërat e disa figurave të njohura shqiptare të së kaluarës. Ky format elektronik ofron koleksionin më të madh të letërsisë shqiptare përkthyer në anglisht, si dhe koleksione të hershme fotografike nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe prezantimin e artit pamor shqiptar. (Në fotografi: Robert Elsi)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 386–387.

Fotografia: © http://www.elsie.de/vita_al.htm

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Michele Bulmetti

U nda nga jeta at Mikele Bulmeti (it. Michele Bulmetti), misionar arbëresh.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img