Ra duke luftuar kundër nazistëve gjermanë në fshatin e tij të lindjes Zaho Koka, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Vuno të Himarës. Përqafoi idetë dhe vijën e Partisë Komuniste Shqiptare; u bë një nga pionierët e Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare në krahinën e Himarës. Kundërshtoi të shkonte ushtar dhe doli në mal partizan (1942). Në krye të njësitit që komandonte, kreu disa atentate dhe aksione të guximshme. Zhvilloi punë të gjerë propagandistike për mobilizimin e popullit të bregdetit në luftë, duke fituar simpati e respekt te bashkëvendësit. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare në qershor 1942. Zv.komisar batalioni në Brigadën V Sulmuese, kreu mjaft detyra të vështira politike e luftarake. (Në fotografi: Zaho Koka)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1204.
Fotografia: © Veteranët dhe Pasardhësit e LANÇ të Popullit Shqiptar
Përpunim grafik: AHCF




