Në përpjekje me fashistët në Tiranë u vra Misto Mame, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, një nga drejtuesit dhe organizatorët e parë të Rinisë Komuniste, Hero i Popullit. Lindi në Erind të Lunxhërisë (Gjirokastër), në vitin 1921. Punoi si punëtor në Gjirokastër e më pas në Tiranë, ku zhvilloi veprimtari të gjerë për përhapjen e ideve e antifashiste. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare menjëherë pas e themelimit të saj, anëtar i Komitetit Qarkor e të Partisë Komuniste Shqiptare për Tiranën. Në mbledhjen për krijimin e organizatës së Rinisë Komuniste Shqiptare u zgjodh anëtar i Komitetit Qarkor të saj. Komandant i njësitit gueril, kreu me sukses një varg aksionesh e atentatesh të guximshme kundër pushtuesve fashistë, si djegia e depos e së xhenios ushtarake në afërsi të kryeqytetit. Ra në përpjekje me fashistët në vitin 1942. (Në fotografi: Misto Mame)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1617.
Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Misto_Mame
Përpunim grafik: AHCF




