Idhomene Kosturi

Lexo ngjarje:

Në një atentat nga guerilet antifashiste të qytetit të Durrësit, u vra Idhomene Kosturi, veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, funksionar i shtetit shqiptar në vitet ’20 të shekullit XIX. Lindi në Korçë, në vitin 1878. Veprimtarinë atdhetare e filloi në qytetin e lindjes në prag të Shpalljes së Pavarësisë. Mori pjesë në Kongresin e Lushnjës (1920) si përfaqësues i Korçës. Në qeverinë që doli nga ai kongres, u caktua drejtor i Drejtorisë së Postë-Telegrafëve. Gjatë krizës politike të dhjetorit 1921 u caktua kryeministër i qeverisë teknike dhe qëndroi në fuqi nga 12–24 dhjetor 1921. Gjatë pushtimit italian të Shqipërisë qëndroi mënjanë ngjarjeve politike, por në tetor 1943 mori pjesë në Kuvendin Kombëtar dhe u ngarkua me detyrën e kryetarit të këtij institucioni të ngritur me nxitjen e pushtuesve gjermanë. (Në fotografi: Idhomene Kosturi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1325–1326.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Idhomeno_Kosturi

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Jeton Dedushaj

Në frontin Dashinoc-Lumbardh-Pozhar u vra Jeton Dedushaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.

Pertef Pogoni

Lufta e Vlorës

Liri Gero

- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img