Në Korçë u vra Koci Bako, veprimtar antifashist, Hero i Popullit. Lindi në Korçë, në vitin 1905. Një nga anëtarët më të vjetër të grupit komunist të Korçës. Më 1938 u arrestua dhe u torturua për propagandë komuniste dhe veprimtari kundër regjimit të atëhershëm. Në prill 1939 mori pjesë në demonstratat kundër pushtimit fashist të Shqipërisë. U vra në krye të demonstratës antifashiste që u organizua në Korçë. (Në fotografi: Koci Bako)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 159.
Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak.
Përpunim grafik: AHCF




