Koço Devole

Lexo ngjarje:

Në Tiranë u nda nga jeta Koço Devole, aktor i humorit, regjisor, libretist, karikaturist. Lindi në Kuçovë, më 28 nëntor 1945. Mbaroi Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe fill pas tij u aktivizua si aktor, regjisor e drejtues i lëvizjes amatore pranë Kombinatit të Tekstileve, Tiranë. Nga vitit 1966 u punësua si aktor në Estradën e Ushtarit, duke qenë një ndër themeluesit e saj. Disa vite punoi në revistën “Hosteni”, më pas në Televizionin Shqiptar në përgatitjen e spektakleve dhe të shfaqjeve humoristike. Pas viteve ’90 të shekullit XX punoi si regjisor dhe aktor në Estradën e Tiranës apo i angazhuar në projekte të ndryshme teatrore, televizive dhe filmike. Koço Devole shquhet për mimikën e tij ekspresive, sidomos atë të syve. Bën një humor disi grotesk por organik e të natyrshëm. Si libretist dhe regjisor, pjesët e tij të shkurtra humoristike, ashtu si dhe komeditë apo kinokomeditë, spikatin për trajtimin e një tematike sociale e politike të mprehtë, të shoqëruara nga një kritikë e ashpër ndaj dukurive të ulëta e të shëmtuara. Ka shkruar mjaft materiale të shkurtra humoristike për estradë, si skeçe, dialogë, monologë etj. Është bërë shumë i njohur me xhirimet e komedive të tij si filma televizivë (sikurse edhe me rolet kryesore që ka pasur në to). (Në fotografi: Koço Devole)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © https://exit.al/artisti-i-njohur-koco-devole-nderron-jete/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Jeton Dedushaj

Në frontin Dashinoc-Lumbardh-Pozhar u vra Jeton Dedushaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.

Pertef Pogoni

Lufta e Vlorës

Liri Gero

- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img