Në fshatin Gurrëz të Lezhës u pushkatua dom Shtjefën Kurti, martir i Kishës Katolike. Lindi në Ferizaj të Kosovës, në vitin 1898. Studioi në Seminarin e Shkodrës, pastaj në Insbruk të Austrisë dhe në fund, në vitin 1919, në Romë. U shugurua meshtar në Romë më 13 maj 1921. Në vitin 1930 u kthye në Shqipëri për Dioqezën e Durrësit, aktualisht Tiranë-Durrës. Në Kosovë qe famullitar në Ferizaj e Novoselë. Në Shqipëri qe famullitar i Zhejës, Gurrëzit e Tiranës. U arrestua dy herë: herën e parë në Tiranë më 27 tetor 1946 dhe u dënua me 20 vjet burg, prej të cilëve bëri 17, në burgun e tmerrshëm të Burrelit; herën e dytë u arrestua në Gurrëz, më 11 qershor 1970. U dënua me vdekje. (Në fotografi: Shtjefën Kurti)
Teksti: https://kishakatolikeshkoder.com/dom-shtjefen-kurti/
Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Shtjef%C3%ABn_Kurti
Përpunim grafik: AHCF




