Frano Illia

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta imzot Frano Illia, klerik i lartë katolik, Kryeipeshkëv Metropolitan i Shkodrës (1993–1997), etnograf e përkthyes. Lindi në fshatin Juban të Shkodrës, në vitin 1918. U shugurua meshtar më 18 dhjetor 1943. Shërbeu në Tiranë, Shkodër, Milot e rrethina. Më 1967 u arrestua, dhe më 25 prill 1968 u dënua me vdekje, dënim që më vonë iu kthye në burgim të përjetshëm dhe punë të detyruar. U emërua ipeshkëv i Shkodrës dhe u shugurua nga Papa Gjon Pali II gjatë vizitës së Tij në Shqipëri, më 25 prill 1993. (Në fotografi: Frano Illia)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. IV, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2015, faqe 15–16.

Fotografia: © https://shkoder.net/imzot-frano-illia-njeriu-qe-i-kushtoi-jeten-kishes-kombit-dhe-kultures/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img