Veli Stafa

Lexo ngjarje:

Në një familje atdhetare elbasanase lindi Veli Stafa (Platonicus), poet e prozator. Ashtu si i vëllai, Qemal Stafa, përqafoi që herët idetë demokratike e revolucionare. Në vitet 1932–1937 botoi në shtypin e kohës, si te revista “Bota e re” e Korçës, poezi, tregime, portrete etj., që trajtojnë tematikë shoqërore dhe përshkohen nga fryma patriotike. Në vitin 1982 u botua përmbledhja me shkrimet e tij “Vepra letrare”. U nda nga jeta në vitin 1939. (Në fotografi: Veli Stafa)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2387.

Fotografia: © https://www.facebook.com/Let%C3%ABrsi-227177273987157/photos/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img