Abdurrahman Shala

Lexo ngjarje:

Në Vushtrri (Kosovë) lindi Abdurrahman Shala, aktor, regjisor. Vijoi mësimet për aktrim në Beograd. Nga viti 1948 nisi punën në Teatrin Krahinor Popullor në Prishtinë, si aktor dhe regjisor. Si regjisor realizoi mbi 35 shfaqje. Me shfaqjen “Zhelanët” të Matje Borit mori çmimin e parë në Festivalin e Teatrove të Jugosllavisë në Beograd (1952), ku u shpërblye edhe me çmimin e aktorit më të mirë në po të njëjtën shfaqje. Por profilin artistik Abdurrahman Shala e realizoi si aktor me një mori rolesh në teatër dhe në film. Pas vitit 1968, Abdurrahman Shala u largua nga teatri dhe iu përkushtua kinematografisë, ku realizoi me sukses shumë role në filmat: “Rafale në qiell” (1958), “Kapedan Leshi” (1960), “Hakmarrja” (1962), “Uka i Bjeshkëve të Nemuna” (1968), “Balada për gjakpirësin” (1971), “Si të vdiset” (me të cilin rol fitoi çmimin “Arena e bronztë” në Festivalin e Pulës), “Sulmi i kuq” (1974), “Era dhe Lisi” (1979), “Njeriu prej dheu” (1984), “Para shiut” (1994) etj. Me qëndrimin e tij burrëror, me emocione të përmbajtura dhe me gjeste minimaliste, Abdurrahman Shala krijoi një stil të veçantë të aktrimit, që e bënte njërin ndër aktorët më të çmuar në ish-Jugosllavi. Pos si regjisor dhe aktor, Abdurrahman Shala kontribuoi edhe për krijimin dhe zhvillimin e Teatrit të Kosovës dhe të shtëpisë filmike “Kosovafilm” (1969), ku ishte drejtor për disa vjet. Për kontributin e tij në zhvillimin e artit skenik dhe kinematografik u nderua me çmime dhe mirënjohje. U nda nga jeta në vitin 1994. (Në fotografi: Abdurrahman Shala)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1562.

Fotografia: © https://www.mycast.io/talent/abdurrahman-shala

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img