Dhimitër Kokoneshi

Lexo ngjarje:

Në fshatin Llëngë të Pogradecit lindi Dhimitër Kokoneshi, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Kryepeshkop Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë (1966–1967). Kreu Normalen e Manastirit dhe punoi mësues në fshatin e lindjes, ku shërbeu dhe si psalt e kujdestar i kishës. Më 1927 u dorëzua prift dhe shërbeu në Kishën e Shën Marenës në vendlindje. Mori pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare në krye të njësitit partizan të Llëngës, krijuar në vitin 1942. Pas çlirimit u emërua në detyra të ndryshme të pushtetit vendor. U kthye në shërbimin kishtar, më 1949; në vitin 1950 u hirësua peshkop dhe në vitin 1953, u caktua peshkop i Gjirokastrës. Me vendim të kryesisë së Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare në vitin 1966, imzot Dhimitër Kokoneshi u fronëzua Kryepeshkop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. Nuk u pajtua me vendimin e vitit 1967 për mbylljen e institucioneve fetare dhe shkeljen e lirisë së besimit. U nda nga jeta në Pogradec, më 18 tetor 1973. (Në fotografi: Dhimitër Kokoneshi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1205.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Damian_of_Albania

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Muzafer Asqeriu

U vra në luftë me forcat italiane, Muzafer Asqeriu, pjesëmarrës në lëvizjen komuniste dhe në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img