Agim Çeku

Lexo ngjarje:

Në Qyshk të Pejës (Kosovë) lindi Agim Çeku, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ushtarak, politikan. Kreu shkollën e mesme ushtarake në Beograd, ndërsa studimet në Akademinë Ushtarake në Beograd dhe në Zarë të Kroacisë (1984). Ishte ligjërues dhe komandant i kompanisë së kadetëve në Akademinë Ushtarake në Zarë. Më 1992 mori gradën major. Gjatë operacionit “Xhepi i Medakut” (1993), si pjesëmarrës në luftën mbrojtëse të Kroacisë, u plagos rëndë. Në vitin 1995 u emërua shef i shtabit të distriktit ushtarak të Gospiqit. Në shkurt të vitit 1999, u lirua nga ushtria kroate dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në prill të vitit 1999 u emërua shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa në shtator të atij viti, pas demilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u emërua komandant i Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Më pas u kthye në jetën civile dhe më 2006 u zgjodh kryeministër i Kosovës. Më pas ishte kryetar i Partisë Socialdemokrate të Kosovës dhe ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe, së fundi, deputet i Kuvendit të Kosovës. (Në fotografi: Agim Çeku)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 271.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Agim_%C3%87eku

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img