Ferial Alibali

Lexo ngjarje:

Në Lushnjë lindi Ferial Alibali, aktore. Kreu liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë, më 1952, për aktore. Pas mbarimit të studimeve filloi punë në teatrin “A. Z. Çajupi” të Korçës, kurse një vit më pas (1953) në teatrin “A. Moisiu” të Durrësit, ku luajti rolin e protagonistes në dramën “Vajza nga fshati” të Fatmir Gjatës. Roli tjetër që pati sukses ishte ai në operetën “Era e lirë”, e Dunajevskit (1954), ku përveç cilësive të sprovuara si aktore, shpërfaqi edhe cilësi si kërcimtare dhe si këngëtare. Më 1955 u emërua aktore në Teatrin Popullor, dhe vazhdoi aty gjer më 1976, kohë kur e larguan nga puna për motive politike dhe e çuan punëtore-rrobaqepëse në repartin e veshmbathjes, pasi i shoqi i saj u burgos. Në skenën e Teatrit Popullor luajti rreth 100 role, ndër to: Mira te drama “Familja e peshkatarit” e S. Pitarkës në tri versione skenike, Masha tek “Orët e Kremlinit” e Korneiçukut, Mirandolina te “Zonja e bujtinës” e Goldonit, Sonja te “Xhaxha Vanja” e Çehovit, gruaja tek “I çuditshmi” e Nazim Hikmetit. Një nga figurat mbresëlënëse të saj, me theks dramatik e tragjik, ishte Nica te dramatizimi i romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i I. Kadaresë, me të cilën vizatoi me mjeshtëri dhe ndjenjë të fortë portretin e gruas dhe të nënës së dhimbshme, kobmadhe e të shastisur nga vdekja e së bijës, por të mbushur me urrejtje ndaj vrasësve të saj. Interpretimi i Ferial Alibalit në rolet e shumta të saj u shqua për temperamentin, gjallërinë dhe zhdërvjelltësinë plastike, duke krijuar në skenë një atmosferë të gjallë e shpesh gazmore. U nda nga jeta në vitin 2011. (Në fotografi: Ferial Alibali)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © http://www.panorama.com.al/nje-leter-per-ferial-alibalin/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img