Lindi në Muzinë të Delvinës Ilia Dede, poet, gazetar dhe skenarist. Filloi të punojë në sektorin e filmit kronikal e dokumentar më 1974, menjëherë sapo kreu studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, dega gazetari. Nga viti 1975 deri në vitin 2000 shkroi rreth 35 skenarë filmi kronikalë e dokumentarë. Duke qenë edhe poet, skenarët e tij përpos trajtimit realist dhe mendimit racional, kanë si tipar të veçantë frymën dhe ngrohtësinë poetike. Gjatë viteve 1992–2000 realizoi edhe si regjisor disa filma me nivel të mirë. Në to ndihen qartë simptomat optimiste të një dramaturgjie në rritje. Në dekadën e fundit Ilia Dede u mor gjatë dhe me publicistikë, me shkrime të shumta në gazetat “Demokracia” dhe “Egnatia”. Pas vitit 2000 bashkëpunon edhe me revistën “Për të drejtat e njeriut”, botim i sponsorizuar nga Ministria e Jashtme e Holandës. Krahas publicistikës e krijimtarisë filmike, Ilia Dede ka shkruar edhe shumë poezi të botuara në shtypin e kohës. U nda nga jeta në vitin 1952. (Në fotografi: Ilia Dede)
Teksti: Kujtim Gjonaj
Fotografia: © https://digital.library.ucla.edu/catalog/ark:/21198/z11v9n8p
Përpunim grafik: AHCF




