Në Tiranë lindi Telat Agolli, krijues i cirkut shqiptar (1952), kampion në ngritje peshe për peshat e rënda, Artist i Popullit, Mjeshtër i merituar i sportit.
Në Konstancë të Rumanisë doli numri i parë i gazetës “Flamur’ i Shqipërisë” (1915–1916), gazetë politike e shoqërore, organ i shqiptarëve të Rumanisë; botohej një herë në dhjetë ditë, shqip dhe rumanisht; disa kryeartikuj edhe frëngjisht e anglisht.