herit_admin

Çelja shkollës “Sami Frashëri” në Prishtinë.

U çel shkolla normale “Sami Frashëri” e Prishtinës (1941–1944), shkollë për përgatitjen e mësuesve.

Bekim Lumi

Në Suharekë (Kosovë) lindi Bekim Lumi, regjisor, profesor universiteti.

Themelimi i Universitetit Shtetëror të Tetovës.

U themelua Universiteti Shtetëror i Tetovës, institucion i lartë mësimor e shkencor, qendër e rëndësishme e përgatitjes së specialistëve të kualifikuar.

Çun Lajçi

Në Rugovë të Pejës lindi Çun Lajçi, aktor.

Mehmet Shehu

Në Tiranë u vetëvra Mehmet Shehu, veprimtar i lëvizjes antifashiste e komuniste, një ndër drejtuesit e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, funksionar i lartë i shtetit dhe i Partisë së Punës të Shqipërisë, kryeministër, Hero i Popullit.

Lulëzim Morina

Në një aksident trafiku u nda nga jeta Lulëzim Morina, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fatos Sela

U nda nga jeta Fatos Sela, aktor, “Artist i merituar”.

Alajdin Demiri

Në Tetovë lindi Alajdin Demiri, diplomat, analist politik dhe profesor universitar.

Daut Boriçi

Në Shkodër lindi Daut Boriçi, klerik, atdhetar, mësues dhe hartues tekstesh shkollore.

Haxhi Zeka

Në fshatin Shoshan të Malësisë së Gjakovës lindi Haxhi Zeka, atdhetar, tribun popullor, themelues i Lidhjes së Pejës.

About Me

4152 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Advertisement -spot_img