herit_admin

Formimi i Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”

Në Paris, u shpall formimi i Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, nën kryesinë e patriotit të njohur Mithat Frashëri.

Tuk Jakova

U nda nga jeta në spitalin e burgut të Tiranës, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, Tuk Jakova, veprimtar i lëvizjes komuniste, një ndër drejtuesit e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, funksionar i lartë i Partisë Komuniste Shqiptare (Partia e Punës së Shqipërisë) dhe i shtetit, Hero i Popullit.

Maksimilian Lamberc

Në Vjenë u nda nga jeta Maksimilian Lamberc (Maximilian Lambertz, 1882–1963), gjuhëtar austriak, profesor, albanolog.

Zylyftar Veleshnja

Në Vlorë u nda nga jeta Zylyftar Veleshnja, pjesëmarrës në lëvizjet demokratike dhe në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.

Masakra e Rancës

Në Livadhin e Gjatë të fshatit Greiçevc të komunës së Suharekës, u zhvillua “Masakra e Rancës”, masakër e forcave ushtarake dhe policore të Serbisë mbi popullsinë civile.

Leon Rej

Në Faremoutiers të Francës lindi Leon Rej (Leon Rey), arkeolog francez.

Enriko Telini

Në afërsi të Janinës u vra Enriko Telini (Enrico Tellini, 1871–1923), oficer madhor italian.

Frano Prendi

Në Shkodër lindi Frano Prendi, arkeolog, specialist i periudhës prehistorike, një ndër themeluesit e arkeologjisë shqiptare, profesor.

At Zef Pllumi

Në Malin e Rencit (Lorencit), në Shëngjin lindi at Zef Pllumi, meshtar françeskan, shkrimtar.

Ali Podrimja

Në Gjakovë lindi Ali Podrimja, poet, akademik.

About Me

4152 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Dhimitër S. Shuteriqi

U nda nga jeta Dhimitër S. Shuteriqi, shkrimtar dhe historian i letërsisë, profesor, akademik, Mësues i Popullit.
- Advertisement -spot_img