Në Manastir doli numri i parë i gazetës “Bashkim’ i Kombit” (1909–1910), gazetë e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare, ekonomike shqip dhe turqisht.
Në fshatin Gojan të krahinës së Mirditës (rrethi Pukë) lindi Ndue Shyti, instrumentist virtuoz i çiftelisë, bilbilit e sharkisë, novator dhe krijues i formacioneve popullore me instrumente tradicionale, Artist i Popullit.
U ekzekutua me pushkatim Kadri Hazbiu, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, drejtues i formacioneve partizane të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, gjenerallejtënant, funksionar i lartë i shtetit dhe i Partisë së Punës të Shqipërisë.