herit_admin

Fahredin Hoti

U pushkatua Fahredin Hoti, mjek, gjinekolog-obstetër, dëshmor.

Melihate Ajeti

Në Prishtinë u nda nga jeta Melihate Ajeti, aktore.

Masakra e Padalishtës

U zhvillua “Masakra e Padalishtës”, masakër e forcave të policisë dhe të ushtrisë së Serbisë mbi popullsinë civile shqiptare në fshatin Padalishtë të komunës së Istogut.

Masakra e Suharekës

U zhvillua “Masakra e Suharekës”, masakër e ushtrisë dhe e policisë së Serbisë ndaj civilëve shqiptarë të Suharekës, me ç’rast u vranë 57 anëtarë të familjes Berisha.

Idriz Seferi

U nda nga jeta Idriz Seferi (1847–1927), udhëheqës ushtarak popullor i lëvizjes kombëtare.

Prek Cali

Pushkatohet në Shkodër Prek Cali, veprimtar i lëvizjes kombëtare shqiptare.

Shkëlzen Haradinaj

Në fshatin Gllogjan të komunës së Deçanit lindi Shkëlzen Haradinaj, luftëtar dhe organizator i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.

Mithat Frashëri

Në Janinë, lindi Mithat Frashëri, veprimtar politik, shkrimtar, publicist, përkthyes (i njohur edhe me pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka).

Numri i parë i revistës “Albania”

Në Bruksel, doli numri i parë i revistës “Albania” (1897–1909), revistë e përdyjavshme politike, kulturore, shkencore e letrare.

Dom Ndre Zadeja

Në Shkodër pushkatohet Dom Ndre Zadeja, martir i Kishës Katolike.

About Me

4152 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Advertisement -spot_img