Në Kliçinë të Pejës (Kosovë) u vra Adrian Krasniqi, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hero i Kosovës. Lindi në Vranoc të Pejës, në vitin 1972. Më 1993 i ndërpreu studimet dhe kaloi në ilegalitet. Në fillim të viteve ’90 të shekullit XX u përfshi në radhët e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës. Ishte një prej luftëtarëve të celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Njësiti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i udhëhequr prej tij për herë të parë në Kosovë, solli dhe vuri në përdorim mortajat antitank (500-she), të cilat u përdorën për herë të parë në shtator të vitit 1997. Ra dëshmor gjatë sulmit të ndërmarrë kundër postëkomandës së policisë serbe në Kliçinë të Pejës, më 1997. Në 12-vjetorin e rënies, në qytetin e Pejës u ngrit Shtatorja e Adrian Krasniqit, ndërsa Presidentja e Kosovës e dekoroi me urdhrin “Hero i Kosovës”. (Në fotografi: Adrian Krasniqi)
Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 869.
Fotografia: © https://www.epokaere.com/kjo-eshte-historia-e-heroit-adrian-krasniqi-ushtarit-te-pare-te-rene-me-uniforme-te-uck-se-video/
Përpunim grafik: AHCF




