Aleksandër Stipçeviç

Lexo ngjarje:

Në Arbnesh të Zarës lindi Aleksandër Stipçeviç, historian i antikitetit, ilirolog, akademik. Lindi në një familje shqiptare. Kreu shkollën e mesme në vendlindje, ndoqi studimet e larta për arkeologji dhe u diplomua në Universitetin e Zagrebit (1954). Në vitin 1957 filloi punën në Bibliotekën Kombëtare Universitare të Zagrebit. Në fillim të viteve ’70 të shekullit XIX, pedagog i arkeologjisë në Universitetin e Prishtinës. Drejtor i Bibliotekës së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kroacisë në Zagreb (1974–1983). Aleksandër Stipçeviç ka qenë anëtar i redaksisë se revistës “Gjurmime albanologjike” për 15 vjet. Pasi kreu doktoratën (1977), një vit më pas fitoi titujt: “Këshilltar i lartë në bibliotekari” dhe “Këshilltar shkencor në fushën e shkencave shoqërore”. Aleksandër Stipçeviç u bë profesor i rregullt në Fakultetin Filozofik (katedra e bibliotekarisë) të Universitetit të Zagrebit. Është autor i shumë studimeve në fushën e ilirologjisë, si: “Gli Illiri”, 1967 (“Ilirët”); “Arte degli Illiri”, 1967 (“Arti i Ilirëve”); “Bibliographia Illyrica”, 1967 (“Bibliografi për Ilirët”); “Kultni simboli kod Ilira”, 1983 (“Simbolet e kultit te llirët”); “Problemi i vazhdimësisë iliro-shqiptare dhe aktualizimi i tij politik sot” etj., si dhe në fushën e albanologjisë: “Interpretime albanologjike”, “Etnogjeneza e shqiptarëve”, “Albanologjia në Kroaci” etj.; gjithashtu ka botuar monografinë “Historia e librit” (1988) dhe një varg artikujsh shkencorë. Anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. U nda nga jeta në vitin 2015. (Në fotografi: Aleksandër Stipçeviç)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2399.

Fotografia: © https://ambasadat.gov.al/croatia/sq/ndahet-nga-jeta-albanologu-i-shquar-kroat-prof-dr-aleksandar-stip%C4%8Devi%C4%87

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Rahovecit

U zhvilluan “Luftimet e Rahovecit”, të cilat shënuan fillimin e fazës së parë të luftës së hapur ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img