Lindi në fshatin Qeparo, Himarë Andon Qesari, aktor, regjisor, pedagog, Artist i merituar. Kreu shkollën e mesme, politeknikumi “7 Nëntori”, në Tiranë më 1959. U emërua aktor dhe regjisor në Teatrin e Vlorës, ku luajti disa role. Në vitin akademik 1971–1972 mbaroi kursin e lartë për regjisurë pranë Institutit të Lartë të Arteve. U emërua pedagog i aktrimit në këtë institut, më pas edhe i regjisurës, punë të cilën e kreu vijimisht, 1972–2008, kohën më të madhe si pedagog i jashtëm. Nga viti 1976 gjer sa doli në pension (më 2002) ishte aktor dhe regjisor në Teatrin Kombëtar. Andon Qesari ka shkruar edhe mjaft artikuj kritikë, disa syresh të natyrës estetike mbi problemet e teatrit shqiptar, posaçërisht të aktrimit, të regjisurës, portrete artistësh; ka dramatizuar për skenë dhe radio disa novela e romane etj. U nda nga jeta në vitin 2021. (Në fotografi: Andon Qesari)
Teksti: Josif Papagjoni
Fotografia: © https://www.anabelmagazine.com/news/55470/ndahet-nga-jeta-aktori-dhe-regjisori-i-njohur-andon-qesari/eng
Përpunim grafik: AHCF




