Andrea Malo

Lexo ngjarje:

Lindi në Delvinë Andrea Malo, regjisor, Artist i merituar. Mbaroi shkollën e mesme “Normale” të Elbasanit. U mor qysh i ri me lëvizjen teatrore amatore dhe në vitin 1945 u regjistrua në Kursin Profesionist të Artit Dramatik, përndryshe Shkollën Dramatike në Tiranë. Në vitin 1946 shkoi për studime për aktor në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS (Gosudarstvjenij Institut Teatralnogo Iskusstva), Moskë, në Bashkimin Sovjetik, por u kthye pas një viti në atdhe për arsye shëndetësore. Studimet universitare i vazhdoi me vonë në po këtë institut dhe i mbaroi në vitin 1959. Si regjisor, Andrea Malo shquhej për sensin humoristik dhe vizatimin e një galerie karakteresh, posaçërisht në vëniet skenike të komedive (pëlqente vepra të autorëve shqiptarë, për të cilët ka dhënë një ndihmesë të vyer në afirmimin e tyre). Ai bënte që në tërësinë e trajtimit regjisorial të pjesës skenike të spikaste humori i hollë e me mbartje popullore, ngulmonte që aktorët si dhe gjithë komponentët e shfaqjes të fitonin theksime e ngjyrime të qarta shqiptare. Është nga regjisorët e parë shqiptarë që ngulmoi fort për kuptimin dhe krijimin e ansamblit në një shfaqjeje teatrore, për interpretimin me kulturë të personazhit, si në komedi ashtu edhe në dramë. U nda nga jeta në vitin 1966. (Në fotografi: Andrea Malo)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/kujtese-regjisori-i-teatrit-popullor-andrea-malo-1919-1966/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Rasim Rrahman Kiçina

Në dalje të Negrocit (komuna e Drenasit), u vra Rasim Rrahman Kiçina, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img