Në frontin e luftës u vra Bajram Sylejmani, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Lindi në fshatin Sodovinë të Jerlive të Vitisë, në vitin 1965. Mbaroi shkollimin fillor në fshatin e lindjes dhe në Gushicë, të mesmen në Viti. Kreu Fakultetin Xehetar-Metalurgjik të Mitrovicës, dega e gjeologjisë, në vitin 1991. Në shtator të vitit 1998 u burgos bashkë me të vëllanë, Gurselin. Nga fundi i viteve ’80 të shekullit XX ishte aktiv në veprimtari patriotike, sidomos në organizimin e grevës së studentëve në shkurt të vitit 1989, në shenjë solidariteti me grevën e minatorëve të Stantërgut. Pas diplomimit, së bashku me të vëllanë Gurselin, hapën një punëtori dizajni. Me shpërthimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u rreshtua në radhët e para të saj në Zonën Operative të Nerodimes, ku u caktua në detyra drejtuese. (Në fotografi: Bajram Sylejmani)
Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1557.
Fotografia: © https://www.facebook.com/746262505412587/photos/a.1605473329491496/4466602256711908/?type=3
Përpunim grafik: AHCF




