Marie Shllaku

Lexo ngjarje:

Në Shkodër lindi Marie Shllaku, veprimtare e lëvizjes antikomuniste. Në vendlindje kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet për filozofi i filloi në Universitetin e Romës më 1941, por i ndërpreu për shkaqe ekonomike. Pas kthimit në atdhe, punoi në Tiranë në kabinetin e Ministrit të Qeverisë Proitaliane, Ilaz Agushit. U angazhua legalisht për realizimin e projektit të bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Mbante lidhje edhe me Misionin Anglez në Shqipëri. Në shkurt të vitit 1943 u emërua nëpunëse në degën e Ministrisë së Financave në Prizren, ndërsa një kohë të shkurtër shërbeu edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Gjatë qëndrimit në Kosovë kishte krijuar lidhje me personalitete të shquara të lëvizjes së rezistencës antikomuniste, të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH) dhe të “Besës Kombëtare”. Mori pjesë në strukturat udhëheqëse të Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe të Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare. Në betejën e Siçevës të 12 shtatorit 1945 u plagos, por nuk u dorëzua dhe vazhdoi luftën kundër njësiteve ushtarake jugosllave. Më vonë u arrestua. Pas shumë torturave dhe vuajtjeve në burgje, në një proces gjyqësor në Gjykatën e Prizrenit u dënua me vdekje dhe u pushkatua në Prizren, në vitin 1946. Nuk i dihet varri. (Në fotografi: Marie Shllaku)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1603.

Fotografia: © https://gazetadielli.com/shkodranja-marie-shllaku-1922-1946-martire-e-shqiperise-etnike/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img