Mirjana Deti

Lexo ngjarje:

Lindi në Korçë Mirjana Deti, aktore. Kreu më 1973 Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës duke mbrojtur diplomën me rolin e Ritës në dramën “Mosha e bardhë” e D. Agollit, regjisor M. Luarasi. Punoi në teatrin “A. Z. Çajupi” të Korçës mbi 25 vjet (1973–1999). Ka luajtur në skenë mbi 100 role, më së shumti role protagoniste dhe kryesore, si: Eliza te “Kopraci” (1978), Elmira te “Tartufi” (1983) e Molierit, Eni tek “Ishin të gjithë bijtë e mi” e A. Milerit (1987), Polina te “Pulëbardha” e A. P. Çehov (2004). Po ashtu ka luajtur në filmat: “Në fillim të verës” (gruaja italiane, 1975), “Parullat” (Mira, 2002) etj. Mirjana Deti ka qenë aktorja e parapëlqyer në teatrin e Korçës duke interpretuar vajza dhe gra të dashuruara dhe gjendje herë të forta e dramatike, herë të trishta e lirike. Aktrimi i saj bie në sy për një ndjenjë të ngrohtë dhe tone psikologjike që, jo rrallëherë, kalojnë natyrshëm drejt thekseve melodramatike, ku bëhet e dukshme një dhimbje e shprehur enkas, depresioni psikik, lëngata e ardhur nga fyerja dhe poshtërimi. (Në fotografi: Mirjana Deti)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © https://urbannews.al/aktorja-korcare-mirjana-deti-1952/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img