Pandi Siku

Lexo ngjarje:

Lindi në Tiranë Pandi Siku, aktor. Pas mbarimit të Institutit të Lartë të Arteve, dega e dramës, më 1972, filloi punë në Teatrin Popullor, vazhdoi aty gjer më 2001, kur emigroi në SHBA. Ka luajtur kryesisht role të dyta, si në shfaqjet “Epoka para gjyqit” (Shpend Dragobia, 1978), “Furrnalta” (Bardhi, 1979, me të cilin fitoi çmimin e aktorit më të mirë në rolet e dyta), “Dy zotërinj nga Verona” (Valentini, 1990) etj. Aktrimi i tij shquhet për gjallërinë e veprimit, duke krijuar më së shpeshti atmosferë gazmore ose një veprim energjik, sidomos në kryerjen e funksionit prej “korifeu” sa u përket reagimeve masive, çka ka bërë që situata skenike të ushqehet me optimizëm dhe hove lirike e humoristike. U nda nga jeta në vitin 2022. (Në fotografi: Pandi Siku gjatë xhirimit të filmit “Brazdat”, 1973.)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © https://digital.library.ucla.edu/catalog/ark:/21198/z17m4gn3

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Rasim Rrahman Kiçina

Në dalje të Negrocit (komuna e Drenasit), u vra Rasim Rrahman Kiçina, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img