Në Tiranë lindi Roza Anagnosti, aktore e teatrit dhe e filmit, Artiste e merituar. Kreu Liceun Artistik “Jordan Misja”. U aktivizua herët në Teatrin “Migjeni”, në rolin e Norës (1960) në dramën “Nora e Kelmendit” të Andrea Skanjetit. Debutoi në kinematografi në filmin “Detyrë e posaçme” (1963). Në role kryesore interpretoi te filmi “Komisari i dritës”, “Plagë të vjetra”, “Fije që priten”. Me figurën poetike të Dafinës te filmi “Mësonjëtorja” fitoi Kupën e Festivalit IV të Filmit Artistik Shqiptar (1981). Roza Anagnosti ka interpretuar mbi 20 figura në kinematografi dhe rreth 80 role si aktore në Teatrin Kombëtar, si në dramën “Cuca e maleve”, (1967), në komedinë “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit (1982) etj. Roza Anagnosti dallohet për natyrshmëri e zhdërvjelltësi plastike dhe për energjinë që shfaq në jetësimin e personazheve. (Në fotografi: Roza Anagnosti)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 68.
Fotografia: © https://www.facebook.com/photo?fbid=947666402392448&set=pcb.947668505725571
Përpunim grafik: AHCF




