Sejdi Sejdiu

Lexo ngjarje:

Gjatë betejës në Jezerc (Ferizaj) u vra Sejdi Sejdiu, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Lindi në fshatin Nerodime e Poshtme të Ferizajt, në vitin 1960. Në vitin 1982 Gjykata e Qarkut në Prishtinë e dënoi me tre vjet burg për veprimtari ilegale. Në vitin 1987 filloi të punojë si mësimdhënës në shkollën fillore në Jezerc dhe Dremjak. Në vitin 1993 emigroi në Zvicër, ku zhvilloi aktivitetin në kuadër të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Me fillimin e luftës u kthye në Kosovë dhe u sistemua në Nënzonën Operative të Pashtrikut në Budakovë-Llanisht dhe më pas në fshatin Jezerc. Më 28 shtator 1998 si komandant i pikës së 2-të në Jezerc u vra në luftë e sipër së bashku me bashkëluftëtarë të tjerë. (Në fotografi: Sejdi Sejdiu)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1485.

Fotografia: © https://www.facebook.com/182603755269685/photos/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img