Xhelal Koprencka

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Xhelal Koprencka, organizator dhe udhëheqës i lëvizjes për pavarësi kombëtare në Skrapar. Lindi në Koprenckë (Skrapar), në vitin 1876. Gjatë sundimit osman punoi për përhapjen e mësimit dhe të shkrimit të gjuhës shqipe në krahinën e Skraparit. Nismëtar për hapjen e shkollave shqipe në vitin 1908 në Koprenckë, në Çorovodë dhe Gostënckë, si edhe për hapjen e kurseve të mbrëmjes për t’u mësuar të rriturve shkrim e këndim në gjuhën shqipe. Duke mbajtur lidhje me klubet e shoqëritë e shumta shqiptare brenda e jashtë vendit, ndihmoi për pajisjen e tyre me abetare e libra shqip, për sigurimin e fondeve dhe për zhvillimin e lëvizjes kulturore kombëtare në krahinë. Ka qenë delegat i Skraparit në Kuvendin e Vlorës për Shpalljen e Pavarësisë në nëntor 1912; atje u zgjodh dhe anëtar i Pleqësisë. Qe në udhëheqje të popullit të Skraparit kundër masakrave të andartëve grekë në Shqipëri (1913–1914), si dhe në kryengritjen kundëresadiste në vitin 1915, në Skrapar e Berat. Delegat i Skraparit në Kongresin e Durrësit (1918). (Në fotografi: Xhelal Koprencka)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1277.

Fotografia: https://en.wikipedia.org/wiki/Xhelal_Kopr%C3%ABncka

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img