Në “Kodrën e Kuqe” në Tiranë, gjatë luftës me fashistët italianë u vra Xhoxhi Martini, pjesëmarrës i luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Tiranë, në vitin 1921. Që në moshë fare të re punoi si poçar. Ra në kontakt me idetë komuniste dhe u përfshi në lëvizjen antifashiste. Anëtar i Rinisë Komuniste Shqiptare. Mori pjesë në demonstrata e në aksione luftarake të njësiteve guerile të kryeqytetit. U vra në Kodrën e në Tiranë. (Në fotografi: Xhoxhi Martini)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1638.
Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak.
Përpunim grafik: AHCF




