Impresum

info@albanianheritage.al

18.5 C
Tirana
E hënë, 4 Maj, 2026

Sadedin Shehu

Lexo ngjarje:

Në vendin e quajtur Bokë e Devës (Gjakovë), në rrugë të fushës së minuar nga forcat serbe, u vra Sadedin Shehu, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Lindi në Gjakovë, në vitin 1958. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në vendlindje. Në fillim u punësua në ndërmarrjen “Dukagjini” ku punoi deri më 1981. Për shkaqe ekonomike, Sadedin Shehu u detyrua të emigrojë në Belgjikë. U kthye në Kosovë duke lënë gruan dhe tre fëmijë: dy djem dhe një vajzë. Në qershor të vitit 1998 u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan të Deçanit. Nën komandën e komandantit Ramush Haradinaj, Sadedin Shehu mori pjesë në të gjitha fushëbetejat e Rrafshit të Dukagjinit: në Junik, Kralan, Prejlep, Hereç, Gllogjan, Carrabreg, Jabllanicë etj. Por, nuk ishin të pakta as udhëtimet e tij nëpër alpet shqiptare duke përcjellë njerëz, por edhe duke furnizuar me armë popullsinë. U nda nga jeta në vitin 1998 dhe trupi i tij u zhduk nga forcat serbe. (Në fotografi: Sadedin Shehu)

Teksti: https://radiogjakova.info/biografite-e-6-heronjve-te-kosoves-2/

Fotografia: © https://radiogjakova.info/biografite-e-6-heronjve-te-kosoves-2/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Michele Bulmetti

U nda nga jeta at Mikele Bulmeti (it. Michele Bulmetti), misionar arbëresh.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img