Elton Zherka

Lexo ngjarje:

Në Gjakovë lindi Elton Zherka, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Studimet i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Juridik. Merr pjesë nëpër demonstrata dhe revolta. Eltoni futet në shoqatën humanitare “Nëna Terezë” duke dhënë ndihmë për popullatën e pafajshme dhe të pambrojtur. Më 18 prill 1998, inkuadrohet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në njësitin “Komando” të Zonës Operative të Dukagjinit, përkatësisht në fshatin Gllogjan, që ishte vullkani i gjithë ngjarjeve dhe luftimeve për Rrafsh të Dukagjinit. Lufta dhe heroizmi i tij i fundit, është ai në Luftën e Junikut, ku në një luftë të ashpër ballë për ballë me forcat serbe, bie duke mbrojtur Kosovën nga reprezaljet serbe më 10 gusht 1998. Trupi i tij pushon në Varrezat e Dëshmorëve në Gjakovë. (Në fotografi: Elton Zherka)

Teksti: http://www.gjakovapress.info/

Fotografia: © https://fv.al/t/

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img