U formua kabineti i Zogut, i cili kishte në këtë përbërje: President të Republikës dhe kryeministër të tij, Ahmet Zogun, ministër i Drejtësisë Petro Boga, ministër i Punëve të Jashtme Iljaz Vrioni, ministër i Punëve të Brendshme Abdurrahman Dibra, ministër i Financave dhe zëvendës i Punëve të Jashtme Fejzi Alizoti, ministër i Arsimit Xhafer Ypi, ministër i Punëve Botore dhe Bujqësisë Musa Juka. Kjo qeveri ekzistoi deri më 20 tetor 1927. (Në fotografi: Kabineti i Ahmet Zogut.)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2161.
Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak
Përpunim grafik: AHCF




