Numri i parë i gazetës “I foni tis Alvanias”

Lexo ngjarje:

Në Athinë doli numri i parë i gazetës “I foni tis Alvanias” (“Zëri i Shqipërisë”, 1879–1880), gazetë e përjavshme politike, shoqërore e kulturore, që botohej në greqisht e pjesërisht shqip. Vijoi deri në numrin 40 (1880). E drejtonte Anastas Kullurioti. Ishte nga organet e para të shtypit shqiptar të Rilindjes Kombëtare. Luftoi për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar, për zgjimin kombëtar dhe forcimin e vetëdijes kombëtare, për autonominë deri në çlirimin e plotë dhe për tërësinë tokësore të Shqipërisë. Trajtoi dhe çështje të gjuhës shqipe, të shkollës e të kulturës shqiptare. (Në fotografi: Faqe e parë e gazetës “I foni tis Alvanias”.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 969.

Fotografia: © https://www.wikiwand.com/sq/Z%C3%ABri_i_Shqip%C3%ABris%C3%AB_%28gazet%C3%AB_greqisht%29

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img