Impresum

info@albanianheritage.al

18.5 C
Tirana
E diel, 17 Maj, 2026

Themelimi i Shoqërisë e të shtypurit shkronja shqip

Lexo ngjarje:

Në Stamboll u themelua “Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip” (1879–1891), shoqëri patriotike, kulturore, arsimore e themeluar me nismën e “Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare”. Në krye të saj u zgjodh Sami Frashëri. Këshilli qendror përbëhej nga Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Koto Hoxhi, Zija Prishtina, Hasan Tahsini etj. Njihet edhe me emrat “Shoqëri e Stambollit” dhe “Shoqëri e Shkronjëzave”. Platforma e kësaj shoqërie u përcaktua në statutin themeltar (Kanonizmën), të cilin e nënshkruan përfaqësues të shtresave e besimeve të ndryshme nga gjithë Shqipëria. Qëllimi kryesor ishte: “Të mësuarit e të ndriturit të kombit tonë”, “të ngjallurit e gjuhës shqip e të bashkuarit e dialekteve të saj.” (Sami Frashëri). Ajo shtronte para vetes detyra me karakter kombëtar, si: lëvrimin e gjuhës shqipe dhe krijimin e gjuhës letrare, zhvillimin e letërsisë kombëtare, çeljen e shkollave shqipe, ngritjen e një shtypshkronje, botimin e librave (kryesisht të teksteve shkollore) dhe të një organi periodik. Për realizimin e platformës së saj, shoqëria themeloi degë, sidomos në kolonitë shqiptare, miratoi alfabetin e përbashkët të gjuhës shqipe të paraqitur nga Sami Frashëri, i cili quhet edhe “Alfabeti i Stambollit”. (Në fotografi: Vula e Shoqërisë e të shtypurit shkronja shqip.)

Teksti: Historia e popullit shqiptar – Vëll. II, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Toena”, Tiranë, 2002, faqe 210-2013.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Society_for_the_Publication_of_Albanian_Letters

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Aliaj

Në Tiranë u nda nga jeta Agron Aliaj, kërcimtar dhe koreograf, Artist i Popullit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img