Isuf Myzyri

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Isuf Myzyri, muzikant popullor, Artist i Popullit. Lindi në Elbasan, në vitin 1881. Në vendlindje u bë i njohur si kompozitor dhe hartues i mjaft teksteve poetike të këngëve. Filloi të merret me muzikë në moshën 25 vjeç, duke e mësuar vetë violinën; më pas formoi orkestrën me instrumente muzikore popullore qytetare të përbërë nga klarineta, violina (së cilës i binte vetë), çyri 10-telësh, mandolli, udi, llauta dhe defi, duke mbledhur rreth vetes mjeshtrit më në zë të qytetit, si Thoma Prifti (klarinetë), Mehmet Balashi (llautë), Musa Bebeti (mandoll), Arif Topalli (dajre) etj. Formacioni i tij orkestror luajti rol të rëndësishëm në jetën muzikore të qytetit, në festat popullore e familjare. Repertori i Isuf Myzyrit përbëhet nga 16 këngë, kryesisht me përmbajtje erotike, fetare dhe patriotike. Ato u përhapën edhe në vise të tjera shqiptare dhe këndohen edhe sot, si: “Ma mirë n’pyll se n’qytet”, “Errësin’ e pyllit”, “Kur hyna n’port t’Kalasë”, “Në zabel të gjeta” etj. (Në fotografi: Isuf Myzyri)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1802.

Fotografia: © https://adsh.al/s/elbasani/item/13971

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img