Perlat Rexhepi

Lexo ngjarje:

Në Vajzë të Vlorës lindi Perlat Rexhepi, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Përqafoi idetë komuniste që në bankat e shkollës tregtare të Vlorës dhe të shkollës teknike në Tiranë. Punoi si gjeometër në Vlorë, pastaj në Shkodër, ku u hodh në veprimtari revolucionare. Me formimin e Partisë Komuniste Shqiptare u pranua anëtar i saj. Si anëtar i Komitetit të Parë Qarkor të Partisë Komuniste Shqiptare për Shkodrën (1941) dha ndihmesë në ngritjen dhe drejtimin e teknikës së Partisë. Mori pjesë në aksionet dhe atentatet e njësiteve guerile në qytetin e Shkodrës. Në fillim të qershorit 1942, u plagos në përpjekje me fashistët. U vra në Shkodër, më 1942. (Në fotografi: Perlat Rexhepi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2245.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/File:Perlat_Rexhepi.jpg

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img