Në Tiranë u nda nga jeta Melpomeni Çobani, aktore e varietesë (estradës), Artiste e Popullit. Lindi në Tiranë, në vitin 1928. Në vitin 1945 hyri në grupin amator teatral të Tiranës. Në vitin 1949 u pranua në Teatrin Popullor, ku luajti kryesisht role komike, si Hajrija te “Prefekti” i Besim Levonjës etj. Në vitin 1955 kaloi si aktore në Estradën e Shtetit, ku punoi rreth 30 vjet dhe interpretoi mbi 600 figura nga më të ndryshmet në zhanret e shkurtra të humorit dhe satirës. (Në fotografi: Melpomeni Çobani)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 400.
Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Melpomeni_%C3%87obani
Përpunim grafik: AHCF




