Gjon Pantalia

Lexo ngjarje:

Në Shkodër u nda nga jeta Gjon Pantalia, martir i Kishës Katolike. Lindi në Prizren, në vitin 1887. Studioi në vendlindje. Formimin e vet kulturor e plotësoi në mënyrë autodidakte. Qe mësues në shkollën fillore, drejtor i shtypshkronjës, administrator i revistave “Lajmëtari” e “LEKA” dhe drejtues artistik: drejtor i korit, i bandës dhe regjisor teatri. U arrestua në tetor 1946, në kuvendin e Shën Françeskut në Shkodër, ku po banonte pas mbylljes së çdo veprimtarie të Seminarit Papnor Shqiptar. U torturua shumë gjatë hetuesisë. Në vitet 2002–2010 u zhvillua Hetimi Dioqezan i Shkodrës, që mblodhi provat për martirizimin e tij. Më 26 prill 2016, u shpall Martir i Kishës. Më 9 nëntor 2016, Presidenti i Republikës i dha dekoratën e lartë të “Flamurit të Kombit”. (Në fotografi: Gjon Pantalia)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. VI, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2017, faqe 196.

Fotografia: © https://kishakatolikeshkoder.com/it/vella-gjon-pantalija-s-i/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img