Pashko Çomo

Lexo ngjarje:

Në Tiranë lindi Pashko Çomo, operator i filmave kronikalë dhe dokumentarë. Pasi kreu një kurs njëvjeçar pranë Studios Qendrore të Filmave Dokumentarë në Moskë, më 1954 filloi punën në Kinostudio si teknik shkrimi për zërin. Por shumë shpejt kaloi si asistent e më vonë si operator për filma kronikalë. Ka xhiruar me qindra suzhete për kinoditarët dhe ka realizuar rreth 100 filma kronikalë e dokumentarë, vetë ose si bashkautor. Filmi i parë i tij ishte “Misri”, më 1959. Ka xhiruar mjaft filma të karakterit divulgativ apo të natyrës shkencore popullore, si: “Të njohim më mirë tokën bujqësore”, “Plehrat organike”, “Lufta për bukën”, “Faqe e lavdishme e historisë sonë” apo “Unitet që mposht tërmete” etj. (Në fotografi: Pashko Çomo)

Teksti: Viktor Gjika

Fotografia: © https://digital.library.ucla.edu/catalog/ark:/21198/z11s0rww

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img