Zyliha Miloti

Lexo ngjarje:

Lindi në Shkodër Zyliha Miloti, aktore, Artiste e merituar. Mbaroi liceun artistik “Jordan Misja” më 1965 për aktore dhe nga viti 1967 e në vijim paraqitet si një nga aktoret më të suksesshme të Estradës Profesioniste të Shkodrës për rreth 40 vjet. Ka luajtur shumë role në gjedhet e shkurtra të humorit, si komedi me një dhe disa akte, skeçe, dialogë, monologë, parodi, kuplete etj. Ishte plot hir në skenë, me një prani aktoriale që imponohej gjithandej, me zë të plotë e të bukur. Krijoi figura grash prepotente e zotëruese ndaj burrave, llafazane apo të llastuara, sikundër edhe femra snobe, malësore disi naive apo “burrnesha”, zyrtare e intelektuale të kohës etj. Në vitin 2006 luajti rolin e Gjylit në pjesën “Një histori e thjeshtë” e Edmond Mëhillit në teatrin “Migjeni”, me të cilin fitoi çmimin si “Aktorja më e mirë” në festivalin e aktrimit “Apollon” 2006. Ka luajtur edhe në disa filma, ku veçohet te filmi “Shoku ynë Tili” me rolin e nënës dhe te “Dy herë mat” me atë të gruas së drejtorit. (Në fotografi: Zyliha Miloti)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © https://sot.com.al/kultura/zyliha-miloti-m%C3%AB-befasoi-roli-i-rrobaqep%C3%ABses-m%C3%AB-duket-sikur-jam-v%C3%ABrtet%C3%AB

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img