Vasil Vaso

Lexo ngjarje:

Lindi në Sotirë të Dropullit, Gjirokastër, Vasil Vaso, aktor. Cilësitë e tij si aktor komik i shfaqi qysh kur punonte teknik mekanik në minierën e Memaliajt. Pas mbarimit të studimeve të larta për inxhinieri në vitin 1967, si dhe të emërimit të tij në TEC-in e Fierit, Vasil Vaso u bë i njohur me aktivizimin e gjerë për më shumë se 37 vjet në skenën e Estradës së Fierit. Për 20 vjet drejtoi grupin teatror të TEC-it dhe më vonë, në periudhën e viteve 1984–1992, ngriti dhe drejtoi grupin e Estradës së Patosit, duke qenë njëherësh aktor, regjisor dhe krijues letrar. Ka interpretuar rreth 400 role në skeçe, monologë, dialogë, komedi të shkurtra etj. Aktrimi i tij bie në sy për improvizimet e bukura, shfrytëzimin e të papriturave komike, parapëlqimet ndaj groteskut, thyerjet intonative gjatë interpretimit njëherësh të disa personazheve në monolog. Ka luajtur me sukses mjaft role edhe në komedi të ndryshme në teatrin “Bylis”. Ka përkthyer disa pjesë të autorëve të njohur botëror, të cilat janë vënë në skenat e teatrove shqiptare. Është dekoruar me medaljen “Naim Frashëri i Artë”. (Në fotografi: Vasil Vaso)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © https://www.kultplus.com/teatri/vasil-vaso-me-mire-gjalle-dhe-pa-levdata-sesa-i-vdekur-me-dekorata/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img