Zina Andri

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Zina Andri, regjisore teatri, me kombësi ukrainase. Emri i vërtetë i saj është Zinaida Andrejenko. Lindi në vitin 1924. Në vitin 1943 ndoqi studimet e larta për aktore në Universitetin e Moskës, në institutin teatral “Lunaçarski”, në ish-Bashkimin Sovjetik. Merr pjesë në “brigadat kulturore” në front gjatë viteve të Luftës II Botërore, duke u nderuar me medalje. Në vitin 1946 u diplomua si aktore dhe, pas një kursi specializimi të kryer me rezultate të larta, edhe si regjisore. Për talentin dhe formimin e saj artistik u mbajt si as.pedagoge në institutin “Lunaçarski”, po ashtu si dhe asistente e regjisorit Tarhanov, Artist i Popullit i Bashkimit Sovjetik. U njoh me aktorin shqiptar Andon Pano në Moskë dhe më 1948 u martua me të. Më 1949 erdhi në Shqipëri dhe filloi punë në Teatrin e Ushtrisë, ku vuri në skenë dramat “Nën gështenjat e Parisit” dhe “Prapa frontit të dytë”. Suksesi i tyre e solli si regjisore në Teatrin Popullor, në të cilin punoi mbi 15 vjet dhe realizoi 20 premiera. Si një ndër regjisoret e para profesioniste në Teatrit Popullor, Zina Andri u shqua për ndihmesën e vyer që dha në rritjen e nivelit profesional të aktorëve, sidomos në aspektin e zbërthimit dhe të kuptimit të figurave artistike, në krijimin e lojës ansambël, në harmonizimin e komponentëve teatrorë, në stilin e shfaqjes. Pas vitit 1965 gjer më 1975 kur doli në pension, për arsye mosbesimi nga ana e pushtetit si dhe paragjykimesh politike të kohës, nuk iu dha asnjë mundësi zgjedhjeje për të vënë me trupën e teatrit ndonjë pjesë të re. Zina Andri mbeti një artiste e nderuar dhe e respektuar nga spektatori dhe komuniteti teatror në Shqipëri. (Në fotografi: Zina Andri)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare/photos/regjisorja-ruse-zina-andri-pano-me-pandi-stillu-regjisorin-e-pare-te-teatrit-shq/

Përpunimi Grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img