Dom Simon Jubani

Lexo ngjarje:

Dom Simon Jubani, një prift katolik, ndërroi jetë në spitalin e qytetit të Shkodrës. Ai lindi në Shkodër në vitin 1927. Në moshën 16-vjeçare filloi Shkollën Apostolike të Jezuitëve. Pas mbylljes së shkollave katolike, në mars të vitit 1946 vazhdoi Liceun Shtetëror. Në vitet 1957-1958, mori urdhrat e priftit dhe u dërgua në Mirditë si famullitar, ku u arrestua. Ai kaloi 26 vjet në burg. U lirua më 13 prill 1989. Më 4 nëntor 1990, kremtoi meshën e parë publike, në kapelën e djegur të varrezave të Rrëmajit, në praninë e 200-300 besimtarëve. Më 11 të po atij muaji, gjithmonë në kapelën e Rrëmajit, kremtoi meshën e dytë publike, kësaj here me një fjalim të përgatitur mirë dhe programatik, që theu heshtjen 23-vjeçare. Në vitin 1991, Universiteti i San Franciskos në Kaliforni e nderoi me titullin “Doctor Honoris Causa” në shkencat humane. Në korrik të vitit 1996, shteti i Miçiganit e nderoi me një çmim të veçantë. (Në foto: Dom Simon Jubani gjatë meshës.)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. IV, “West Print”, Instituti për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2015, faqe 79.

Foto: © Instituti për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë.

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Muzafer Asqeriu

U vra në luftë me forcat italiane, Muzafer Asqeriu, pjesëmarrës në lëvizjen komuniste dhe në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img