Në komunën e Skënderajt të Kosovës u zhvilluan “Luftimet e Rezallës së Re”, operacioni i parë i luftës ballore ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave ushtarake policore serbe.
Lindi Justin Godart (Zhysten Godar), personalitet politik francez me ide përparimtare, deputet dhe ministër në qeverinë e Francës gjatë Luftës I Botërore, mik i Shqipërisë, të drejtat e së cilës i mbrojti në arenën ndërkombëtare.
U nda nga jeta Omer Nishani, veprimtar i lëvizjes demokratike, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe funksionar i lartë i shtetit shqiptar të pasluftës, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1946–1953).
U zhvillua “Aksioni i njësiteve të çetave partizane”, aksioni i parë në shkallë kombëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e disa qendrave të vendit.