Në mjediset e Bashkisë së Tiranës, përmes një stacioni me valë të shkurtra ngritur në Laprakë, nisën transmetimet e para radiofonike në Shqipëri nëpërmjet radio “Tiranës”.
Në Prekaz të Drenicës (Kosovë) lindi Adem Jashari, themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtar dhe komandant legjendar, hero i Luftës Çlirimtare të popullit të Kosovës.
U zhvillua “Aksioni i njësiteve të çetave partizane”, aksioni i parë në shkallë kombëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e disa qendrave të vendit.