Në një pritë të organizuar nga forcat e sigurimit serb, në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë, u vra Hyzri Talla, veprimtar, njëri nga udhëheqësit e luftës në Zonën e Llapit.
U themelua Garda e Republikës së Shqipërisë, njësi ushtarake e specializuar për ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe të selive e rezidencave qendrore të shtetit.
U zhvillua “Aksioni i njësiteve të çetave partizane”, aksioni i parë në shkallë kombëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e disa qendrave të vendit.